VIDEO/ Me armë dhe antiplumbë, momentet kur policia sulmon artistët

Pasi kryeministri Edi Rama mohoi dhunën dhe armatosjen e policisë me armë automatike, në sulmin e 17 majit mbi Teatrin Kombëtar, ish deputetja  Orjola Pampuri ka akuzuar Ramën si urdhëruesin e dhunës ndaj artistëve dhe qytetarëve.

Nëpërmjet një postmi në Facebook, Pampuri e quan Ramën një personazh psikopatologjik në krye të shtetit, i cili nga njëra anë urdhëron armatosjen e policisë dhe dhunën ndaj atristëve dhe qytetarëve, nga ana tjetër e mohon një gjë të tillë kur pyetet për këto fakte.

Sipas ish deputetes, vota e qytetarëve do jetë fundi I Ramës.

Postimi i plotë:

Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte.

Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka.

Vota e qytetareve do te jete fundi i tij.