E dashura e Ronaldos nxit thashetheme rreth fejesës dhe shtatzënisë

Me fotografitë e fundit, Georgina ndezi thashethemet për fejesë të mundshme me Ronaldon dhe shtatzëni.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez me një foto që postoi në internet, ka ndezur zëra se është fejuar dhe është shtatzënë, shkruan TheSun.

26-vjeçarja publikoi një foto, në të cilën tregon një unazë të madhe në gisht, ndërsa dorën po e mbante tek barku.

Modelja më parë ka mohuar që çifti janë fejuar por postimi i saj i fundit në Instagram duket se tregon të kundërtën.

Në foton e parë, spanjollja është në ashensor dhe ka dorën mbi bark, ndërsa shkroi “Mirëdita”.

Në të dytën foto që ndau në Instagram me 18.2 milionë ndjekësit e saj, ajo tregoi unazën në gishtin martesës dhe bashkë me të një çantë “Chanel”.

Ronaldo, 35 vjeç, kaloi periudhën e bllokimit në vendlindjen e tij në Madeira, por tani është kthyer përsëri në Itali.