'Marrëveshje për sabotimin e Reformës në Drejtësi'/ Rama i përgjigjet ambasadores Kim

Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane për marrëveshje të fshehtë për të goditur reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama i përgjigjet në Twitter me një thënie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë", shkruante më herët në Twitter ambasadorja Yuri Kim.

Një deputet i mazhorancës u shpreh këto ditë për nevojën e ndryshimit të reformës në drejtësi.

Nga ana tjetër, një sondazh i publikuar edhe nga VOA, tregon se shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi.

Sipas tyre, ajo ishte selektive dhe sa për sy e faqe.