'Sy për sy e dhëmbë për dhëmbë'/ Meta: Sot në 20:45 me Bejtjen dhe Çanin te 'Çim Peka LIVE'

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë i ftuari i mbrëmjes së sotme i gazetarit Çim Peka.

Bashkë me kreun e shtetit, në studion e "Çim Peka LIVE" do të jenë edhe analisti Andi Bejtja dhe gazetari Arian Çani.

Lajmin e bën të ditur edhe vetë Meta përmes një postimi në Facebook.

"Të dashur miq, Sot në ora 20:45 ju ftoj të më ndiqni live në Syri TV, në një intervistë me Çim Pekën, "sy për sy e dhëmb për dhëmb" si përherë, përballë analistit dhe "dashnorit" të Kushtetutës, Andi Bejtja dhe të madhit Arjan Çani", shkruan Meta në postimin e tij.

Emisioni "Çim Peka LIVE" starton në ora 20:45 dhe mund ta ndiqni në Syri TV dhe në Facebook-un e Syri.net.