Chiellini dhe kafshimi i Suarez: E admiroj atë, edhe unë jam një bir bushtre në fushë

Në autobiografinë e tij, mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane, Giorgio Chiellini është rikthyer të flasë për kafshimin e marrë nga  Luis Suarez  në ndeshjen ndaj Uruguait në Kupën e Botës në vitin 2014.

“Unë e admiroj ligësinë e tij dhe nëse ai e humb atë, do të kthehej në një sulmues normal. Asgjë e çuditshme nuk ndodhi atë ditë në Kupën e Botës së 2014-ës. Unë markova Cavanin për pjesën më të madhe të lojës, një djalë tjetër të vështirë për tu markuar dhe kundër të cilit ne nuk kursyem asgjë. Papritmas vura re që ata më kishin kafshuar shpatullën. Ashtu ndodhi, por kjo është strategjia e tij e kontaktit në luftën shpatull më shpatull dhe nëse mund ta them, është edhe e imja.

Ai dhe unë jemi të përafërt dhe më pëlqen të përballem me sulmuesit e tillë. Unë e telefonova atë pas disa ditësh, por nuk kishte nevojë t’i kërkoja falje. Unë jam gjithashtu një “bir kurve” i shkëlqyer në fushë dhe jam krenar për këtë. Ligësia është pjesë e futbollit, unë nuk e quaj parregullsi. Për të kapërcyer një rival duhet të jesh i zgjuar”, tregoi Chiellini.