VIDEO/ Kina sjell prezantuesen e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve ka prezantuar spikeren e parë në botë që është krijuar me anë të teknologjisë artificiale.

Ajo u krijua duke kopjuar pamjen dhe veprimet e një gazetareje me anë të teknologjisë shumë të avancuar kineze.

Prezantuesja e parë virtuale në botë mund të lëvizë lehtë në dhomë dhe të shfaqën shprehje komplekse fytyre.

Ajo mund të ndryshojë veshjet edhe modelin e flokëve sipas skenarëve ku ndodhet.