FOTOLAJM/ Pisha që për pak shkaktoi tragjedi te kryeministria

Një pishë është thyer dhe ka rënë në oborrin e kryeministrisë paraditen e sotme.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar dhe dëme të pakta materiale.

Nga të dhënat mësohet se një prej gardistëve që shërbejnë në kryeministri, ka shpëtuar pa dëmtime, pasi është larguar në sekondat e fundit.

Pisha ka rënë si pasojë e erës së fortë.