A janë maskat të sigurta apo vdekjeprurëse? Doktoresha kryen eksperimentin që tronditi rrjetin

Të shumtë janë njerëzit që kanë veshur maska këto javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por rrjetet sociale kanë shpëthyer me pretendime se maskat ulin sasinë e oksigjenit që thithim dhe rrisin atë të dioksidit të karbonit, duke u bërë kështu një zgjidhje aspak e sigurtë.

Njerëzit kanë pretenduar se u merren mendtë dhe kanë pasur frikë se do të mbyteshin.

E lodhur nga këto pretendime, Dr Rebekah Diamond nga Columbia University Medical Center vendosi të bindte njerëzit se kjo nuk ishte e vërtetë.

Ajo bëri një eksperiment, i cili tregoi se niveli i dioksidit të karbonit në organizmin e saj nuk ishte rritur pas veshjes së maskës.

Ajo i ndau rezultatet në rrjete sociale për të ndaluar njëherë e mirë përhapjen e informacioneve të gabuara rreth COVID-19.