Cikloni fshikullon egërsisht Indinë dhe Bangladeshin, evakuimet shmangin vdekjet në masë

Ekipet e shpëtimit kontrolluan për të mbijetuar në Indinë Lindore dhe Bangladeshin të enjten, një ditë pas ciklonit më të fuqishëm në më shumë në një dekadë që shkatërroi fshatrat bregdetarë ,rrëzoi linjat e energjisë dhe la territore të mëdhenj nën ujë.

Shkalla e plotë e viktimave dhe dëmtimeve të pronave nga ciklnie Amphan do të dihet vetëm pasi të  rivendoset komunikimi, thanë zyrtarët.

Ndërsa të paktën një duzinë njerëzish vdiqën në shtetin Indian të Bengalit Perëndimor dhe dhjetë në Bangladeshin fqinj, evakuimet masive të organizuara nga autoritetet padyshim shpëtuan jetë të panumërta.

Vdekjet më të mëdha u shkaktuan nga pemët e çrrënjosura nga erërat që arritën deri në 185 km në orë dhe një stuhi që përmbyti zonat bregdetare.

“Kurrë nuk kam parë një ciklon të tillë në jetën time. Dukej si fundi i botës. E tëra që mund të bëja ishte të lutesha ... Allahu i Lartësuar na shpëtoi," tha Azgar Ali, 49 vjeç, banor i rrethit Satkhira në bregdetin e Bangladeshit për Reuters.

I përcaktuar si një superciklon, Amfani është dobësuar që nga momenti që goditi token.

Mohammad Asaduzzaman, një zyrtar i lartë i policisë në Satkhira,e përshkroi shkatërrimin e Amfanit të lënë pas tij me këto fjalë: "Shkatërrimi është i madh. Shumë fshatra janë përmbytur. Ai shkatërroi çatitë prej kallaji, linjat e  energjisë dhe rrëzoi pemët. "