VIDEO/ Vinçi bën kërdinë në Lushnjë, rrëzon shtylla e përplas makina

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në Lushnje.

Një mjet i rëndë i firmës që punon për rikonstruksionin e ujsjellësit të qytetit të Lushnjes për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi.

Pakujdesia e drejtuesit dhe një problem teknik në mjet në një territor të pjerrët ka sjellë dëmtimin e disa mjeteve që kanë qenë të parkuara në zonë.

Gjithashtu mjeti transportues ka këputur dy shtylla të tensionit të lartë. Në momentin që mjeti i rëndë ishte duke zbritur, ka dëmtuar mjetet dhe shtyllat. Fatmirësisht në mjete dhe në rrugë nuk ka pasur persona apo këmbësorë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, por edhe punonjësit e OSHEE po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe sjelljen në normalitet të situatës./Syri.net/