Basha shfaq pamjet: Triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga krimet e Edi Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot një seri fotografisht, nga protesta qytetare që u zhvillua pasditen e djeshme në shenjë revolte  ndaj shembjes së godinës historike të Teatrin Kombëtar.

Fotot janë publikuar me një mesazh dhe premtim nga kreu demokrat, Basha: "Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama. Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës," ka theksuar Basha.