Hipoteza/ Merkato e verës në Itali të hapet pas muajit shtator

Hapja e merkatos së radhës në futbollin italian mund të bëhet më 1 shtator dhe të lejohen transferime deri më 2 tetor 2020.

Kjo hipotezë u hodh për diskutim dje në Këshillin Federal, por duke mos qenë në rendin e ditës, nuk u kalua në votim. Për këtë arsye, gjithcka mbetet e hapur.

Kontratat e lojtarëve të blerë, pra, do të fillonin nga 1 shtatori, por problemi i skadimit të afateve të kontratave aktuale, më 30 qershor, mbetet, pasi është e vështirë të gjendet një rregull për ta zgjidhur atë.