Almeda Abazi bën deklaratën e papritur për Elvana Gjatën

 Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Por ditën e djeshme ajo ka organizuar një mini-intervistë me ndjekësit e saj.

Pyetjet që ju drejtuan modeles ishin të shumta po ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte përgjgija që dha në lidhje me këngëtaren e saj të preferuar shqiptare.

'Cili është këngëtari ose këngëtarja më e preferuar e juaja përsa i përket muzikës shqiptare' ishte pyetja që ndjekësi i drejtoi Almedës.

"A është kjo një pyetje? Sigurisht që mbretëresha Elvana Gjata" ishte përgjigja e Almedës.