Aktori: PD-ja erdhi në teatër duke thënë tokë e 'xanun'/ Analisti: Po thuaje një kritikë ndaj Ramës

Vijojnë debatet e ashpra mes të ftuarve në emisionin "Open" të gazetares Eni Vasili.  

Pas debatit me gazetarin Arian Çani, aktori Artan Imami u përplas edhe me analistin Neritan Sejamini, ndërsa nuk kurseu as racizmin krahinor në diskursin e tij.

Debati nisi kur Imami i tha Sejaminit që PD-ja erdhi në teatër duke thënë 'tokë e xanun'.

Pjesë nga debati:

Imami: Ty të ka ardhur në majë të hundës  me Ramën, ndërsa mua më ka ardhur në majë të hundës me të gjithë.

Sejamini: Shembja e Teatrit Kombëtar është krim. Rama bëri krim.

Imami: Erdhi PD te teatri dhe tha ‘tokë e xanun’

Sejamini: Ky është provincializëm. Tokë e xanun është shprehje provinciale.

Imami: Kështu erdhët dhe thatë. Tokë e xanun thotë.

Sejamini: Më thuaj një kritikë ndaj Edi Ramës. Pse kritikon vetëm këto të tjerët.