Me ‘të shkurtra’ plazhi/ Presidenti potugez në radhë dhe respekton distancën në supermarket

Me një veshje sportive të thjeshtë, duke pritur në radhën e supermarketit, Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është kapur nga fotografët.

Duke ngjallur reagime dhe krahasime me liderët e vendeve të tjera, fotoja e tij ka bërë xhiron e rrjetit.

Veshja e tij i ngjan më shumë daljes për pushime sesa të jep idenë e një kreu shtetit, por megjithatë është e pashmangshme të vësh re se ai qëndron në radhë dhe në distancë nga të tjerët për shkak të situatës së pandemisë.

Portugalia është një nga vendet që ka menaxhuar më mirë këtë situatë, gjë e cila reflektohet edhe në numrin e ulët të vdekjeve për numër popullsie, 1200 në total.