Futbollisti i infektuar me Covid-19 në Kosovë ka luajtur në Superligën shqiptare

Virusi famkeq, Covid-19 nuk kurseu as futbollistët e Superligës së Kosovës.

Ditën e sotme skuadra e Dritës njoftoi se një lojtar i tyre ishte infektuar me koronavirus.

Klubi nga Gjilani nuk e zbuloi emrin e lojtarit, por nga mediat kosovare bëhet e ditur se futbollisti I infektuar me koronavirus është Izair Emini. Ky është rasti i parë me Covid-19 në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që Emini më parë ka luajtur për Kukësin në Shqipëri.