VIDEO/ Policia ndalon dy protestues, i shoqëron në komisariat

Policia vazhdon të terrorizojë protestuesit duke i ndaluar dhe kërcënuar ata në rrugë.

Sipas informacioneve të fundit dy protestues janë ndaluar nga policia.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri.net, dy protestuesit janë ndaluar menjëherë pas protestës së organizuar nga të rinjtë përballë Pallatit të Kulturës në Durrës.

Kjo pasi sipas Policisë protestuesit nuk kishin marrë leje.

Ndërkohë që në ndihmë të protestuesve të ndaluar ka shkuar vullnetarisht avokatja Merita Dakovelli.