Simboli i protestës/ Liçaj përqafon Bashën pas fjalimit

Aktori Neritan Liçaj është kthyer në simbolin e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Fjalimet e tij, rezistenca, arrestimet kanë prekur shumëkënd.

Edhe të mërkurën ai mbajti fjalën hapëse.

Pas fjalimit, ai u takua me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit ka përkrahur protestat e aktorëve dhe është angazhuar për të ndërtuar një teatër të ri, identik si si i mëparshmi, sapo të vijë në pushtet.