FOTO/ Malltezi: Si gënjente Rama kur shembte ish-kinema '17 Nëntori'

Teatri Kombëtar është i fundit në listen e monumenteve kulturore dhe historike të shembura nën qeverisjen e Edi Ramës.

Gjithçka nisi kur ai mori drejtimin e bashkisë së Tiranës, ndërsa vazhdon edhe sot kur është në krye të qeverisë.

Një shembull nga kjo sjell anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, i cili rikujton premtimin e pambajtur të Ramës sa I përket ish kinema 17 Nëntori.

Teksa e shembte për të ndërtuar pallatin e radhës, Rama premtoi se kinemaja do të ruhej. Por sot kushdo që kalon pranë Rrugës së Barrikadave sheh veçse një përbindësh betoni disa-katësh.

“Ish kinema 17 Nëntori. “Do ju ftoj ta inaugurojmë bashkë!” - tha Rama kur e kritikuan pse e shembi. Do ruhet patjetër tek kati 1 u përbetua”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Ish-kinema '17 Nëntori' dikur:

Sot: