Flet lojtari i infektuar me Covid-19 në Premier League: Nuk kam dalë fare nga shtëpia, se di si e mora virusin!

Ditën e djeshme skuadra e Watford në Premier League bëri të ditur se tre anëtarë të klubit mes tyre një futbollist kishin dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Emri i lojtarit të prekur me koronavirus nuk u zbulua, mirëpo sot është vetë futbollisti që e konfirmon këtë lajm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Adrian Mariappa, i cili u shpreh se infektimi nga virusi famëkeq ishte me të vërtetë një surprizë.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët,” tha 33 vjeçari për “The Telegraph”.

Pas konfirmimit të tre rasteve me COVID-19 te Watford, një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre kanë refuzuar të stërviten.