Kim Kardashian bëhet sërish bionde

Këtë stil siç duket e do shumë.

Kim Kardashian është shumë aktive në rrjetet sociale e kësaj radhe na solli ndryshimin që e ka bërë, shkruan Syri Kosova.

Tash e një kohë, ylli televiziv ka preferuar që t’i mbajë flokët me ngjyrë të zezë, por së fundi ajo ndryshoi mendje dhe iu rikthye pamjes që kishte kohë më parë.

Kim ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq me flokë të bardha, duke lënë të kuptohet se kjo është dukja e saj e re.

Kim Kardashian në këtë kohë pandemie po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me partnerin e saj Kanye Ëest dhe fëmijët. Ajo u përfol ditët e fundit për një krizë në lidhjen me reperin.