Mësohet emri i lojtarit të prekur me COVID-19 në Premier League

Ditën e djeshme skuadra e Watford në Premier League bëri të ditur se tre anëtarë të klubit mes tyre një futbollist kishin dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Emri i lojtarit të prekur me koronavirus nuk u zbulua, mirëpo sot është vetë futbollisti që e konfirmon këtë lajm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Adrian Mariappa, i cili u shpreh se infektimi nga virusi famëkeq ishte me të vërtetë një surprizë.

 Pas konfirmimit të tre rasteve me COVID-19 te Watford, një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre kanë refuzuar të stërviten.