Lufta me koronavirusin, zyrtari i OBSH: Covid-19 do të jetë kërcënim i....

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetit për Covid-19, Dr. David Nabarro, gjatë një interviste për SkyNews tha se virusi do të jetë një kërcënim i vazhdueshëm.

Nabarro, një mjek me një histori të gjatë në luftën kundër viruseve globale, ka folur më parë publikisht në lidhje me mundësitë që virusi nuk do të zhdukej brenda një kohe të shkurtër.

Nabarro tha se ndërsa bota është e përqendruar në zhvillimin e një vaksinë, dhe ka shenja premtuese, OBSH beson se një vaksinë do të jetë e disponueshme pas një viti ose maksimumi dy vjetësh e gjysmë.

Ai tha se rregullat e distancimit fizik dhe masat mbrojtëse do të duhet të ndiqen për një kohë shumë të gjatë.

Për të përballuar këtë realitet, Nabarro tha se do të duhet të ndryshojmë stilin e jetesës.