Meta uron Natën e Kadrit: Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja

Presidenti Ilir Meta u ka uruar Natën e Kadrit të gjithë besimtarëve myslimanë.

NATA E KADRIT, sa një mijë muaj, sa një jetë, prandaj ështe quajtur E BEKUAR. Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja.

Gëzuar Natën e Paqes së Madhe nga Shkodra, djepi i kulturës, simbol i bashkëjetesës fetare, i qëndresës antikomuniste dhe i demokracisë.

Festat fetare këtë vit po i kalojmë në një situatë të jashtëzakonshme, por siç na porosit dhe Profeti Muhamed: Besimi më i mirë është durimi dhe shpirtgjerësia. Me dashuri dhe mirëkuptim do t'i kalojmë së bashku sfidat.

Sic thotë Kurani: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët.

Gëzuar Natën e Kadrit!

Zoti e Bekoftë Shkodrën dhe Shqipërinë!