Kush do ia çojë gjëmën Bujar Lakos?

Në 17 maj Tirana u mbulua me hidhërim. Kryeministri si lugat u sul mbi Teatrin Kombëtar dhe e përdhunoi kaq egër sa ia theu eshtrat dhe zorrët ia shtriu nëpër asfaltin e zi. Kishte 22 vjet që masturbohej me atë godinë. Nuk shkonte fare as në zyrë, as në kuvend. Me foton para ndrydhej te bunkeri i tij dhe ofshante e ofshante. I fiksuar si i sëmurë mendor.
Tani nuk ra në qetësi se po ngrihen shqiptarët ta përdhunojnë. Ia kanë bërë benë dhe do jetë me fat po mos ia thyejnë brinjët kur ta shtrëngojnë fort,fort në aktin seksual.

Në ditë të tilla, kur kupton se forca nuk anon nga ai, Rama squllet e belbëzon. Ja, dje pasi lexoi vargje të helmëta nga Çun Lajçi kundër tij, gjeti monopatin e zbythjes:

-Të ftoj ta përurojmë bashkë teatrin e ri.

Dhe fshati qeshet e bota tallet me këtë leshko dymetrosh.

Kështu i tha dhe Bujar Lakos kur prishi kinema “Republikën’. Hezitimit të artistëve u hodhi dorezën. Do ju ftoj ta inaugurojmë bashkë! E kaluan vite, vite, vite. Pas kinemasë, që u rrafshua, në varreza shkuan artistët. Po një sy ata e mbanin hapur që të shihnin si do të çelte dyert kinemaja, apo më mirë kinematë. Se Rama i zhduku të gjitha.

Priti edhe Bujari deri sa një ditë iku tej dhe ai me brengën e mbylljes së Republikës. Ec e thuaja tani dhe gjëmën tjetër: “Bujar, prishi dhe Teatrin ky mashtruesi Guinness!”

Në 17 maj Tirana u pushtua nga hidhërimi. Qyteti pa asnjë kinema humbi dhe Teatrin Kombëtar. U rrafshua çdo kujtim, ndjesi, emocion. Në vend të artdashësve, atje tani sillen vërdallë policë armatosur deri në dhëmbë sikur duan të arrestojnë dhe shpirtrat e artistëve, të atyre që Rama u rrëmbeu tapinë që e ka hedhur në ruletën e kazinosë...