Kim Mehmeti: Ambasadorja e SHBA nuk na mbron nga ‘regjimi i qelbësirave’

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, në një status të publikuar në FB, thotë se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj perëndimorë nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’i mbrojtur ata nga regjimi.

Sipas tij, ajo mbron interesat e vendit të saj.

Mehmeti thotë se shqiptarët nuk duhet të presin që të huajt të bëjnë atë që duhet ta bëjnë vetë.

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta!

Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!” shkruan Mehmeti.