Rama: Nuk ka pasur dhunë nga policia, nuk duhet të hetohet nga prokuroria

Ndonëse protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestueseve, ku madje disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për ‘Neës24’ Rama theksoi se sjellja e policisë gjatë protestës ishte sjellje europiane.

Ai mbrojti tezën e tij se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.

“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën.”, tha Rama.

nuk ka pasur dhunë nga policia

Madje Rama i ka dhënë direktiva edhe prokurorisë që ‘Nuk duhet të hetohet policia për dhunën ndaj qytetarëve te Teatri’, kjo pasi prokuroria ka nisur hetimet.