Nisin aktivitetet në të gjitha kishat e Shqipërisë

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë gjatë mbledhjes plenare të ditës së sotme pasi u dëgjuan të gjitha mendimet e ipeshkëvinjëve e duke marre parasysh rrethanat e krijuara vendosi të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020.

Do të nisin sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambientet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët.

Duke falënderuar Hyjin për përmirësimin e situatës vazhdojmë të lusim Zotin që situata të shkojë drejt normalitetit tërësor.