Meta i ashpër: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt shkombëtarizues

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar me ashpërsi sot se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt i programuar shkombëtarizues.  Akuza e fortë e Presidentit ndaj qeverisë është bërë si pohim ndaj një qëndrimi të ngjashëm të profesor Shefir Bundos, publikuar sot në media. Meta shkruan në Fb krahas artikullit të Bundos:

"I dashur Profesor Bundo,
Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!"