Gjyshi zgjohet nga koma, merr vesh që kishte kaluar koronavirusin dhe bota ishte në një pandemi

Një pacient koronavirusi nuk ishte fare në dijeni të ekzistencës së një pandemie dhe e mori vesh këtë gjë kur e zgjuan nga koma 6 javore.

Gjyshi i 6 nipave, Brian Harvey, u shtrua në Bristol Royal Infirmary në fund të marsit me atë që mendohej të ishte një pneumoni, por testet së shpejti zbuluan se ai kishte Covid-19.

Ai u vendos në një koma nga vetë mjekët para diagnozës dhe e bija Faye Stapleton tregon se kishte frikë se do të duhej t’i jepte lamtumirën e fundit, teksa ai ishte i pandërgjegjshëm.

Por Brian ia doli mbanë dhe tashmë është në rrugën e duhur drejt shërimit.

Kur ai u zgjua nuk kishte aspak dijeni për pandeminë dhe gjendjen në të cilën bota ndodhej dhe as të sëmundjes së vështirë që ai sapo kishte kaluar.