Selanik, 'Buzëqeshja e fëmijës' çon në pranga gjyshin shqiptar që provokonte 4 mbesat e vogla

Greqi - Një gjysh 76-vjeçar nga Shqipëria, u arrestua dhe po hetohet nga Policia e Selanikut për veprime të pahijshme ndaj katër vajzave të mitura, mbesa të tija

76-vjeçari u arrestua në Neapolis të premten në mbrëmje dhe një akuzë u ngrit kundër tij për akte ngacmimi seksual ndaj të miturve kur nuk i kishin mbushur 12 vjeç dhe abuzim  ndaj tyre kur viktimat nuk i kishin mbushur 12 vjeç.

Sipas Policisë greke, ELAS, i arrestuari është gjyshi i katër vajzave të moshës 16, 12 dhe dy binjake nga 9 vjeçe dhe të paktën vitin e fundit, ai ka kryer vazhdimisht akte të pahijshme ndaj tyre.

76-vjeçari, i cili i mohoi akuzat do të paraqitet para hetuesit të mërkurën, kohë gjatë së cilës do të mbetet në paraburgim.

Por si ra gjyshi abuzues në pranga? Ishte një ankesë anonime që u bë  në organizatën për mbrojtjen e të mirurëve  "Buzëqeshja e fëmijëve".