VIDEO/ Tiranë, instalohet kamera termike për temperaturën tek Urgjenca

Pranë ambjenteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore është vendosur një kamera termike, e cila bën të mundur matjen e temperaturës në kohë reale të personave që hyjnë në ambjentet e këtij institucioni.

Pas situatës së krijuar nga COVID-19, kamera termike u bë një mjet i domosdoshëm në shumë institucione dhe jo vetëm, për të bërë të mundur përmirësimin e sigurisë në vendin e punës. Vendosja e kësaj kamere pranë ambjenteve të QKUM, u bë e mundur falë marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Hangzhiu HIikvision Digital Tecnology Co L.T.D.

Kamera termike mat temperaturën e trupit të punonjësve, duke kontrolluar mijëra njerëz në ditë. Kjo mënyrë kontrolli është më e shpejtë, më e sigurtë dhe më efikase se matja tradicionale e temperaturës me termometër. Këto kamera mund të matin temperaturën e 3 personave në sekondë, shmangin kontaktin me personat e infektuar dhe kanë një saktësi të lartë prej ± 0.3.