VIDEO/ Policit të Portit i shfaqen 20 dhe 50 euro brenda pasaportave, u vë prangat 2 emigrantëve

Një polic në Portin e Durrësit nuk u tundua as nga 20 dhe as nga 50 eurot që iu shfaqën në dy pasaporta nga dy emigrantë që donin të kalonin kufirin, por u vuri prangat. Të dy incidentet ndodhën brenda një gjysmë ore dhe të rinjtë duket se kishin arsye të forta për të marrrë tragetin drejt Italisë. 

Policia e Kufirit në Durrës njoftoi se mbrëmë goditi dy raste ryshfeti dhe ka ndaloi dy personat që tentuar të korruptonin punonjësit e saj:  Vangjel  Bardhi 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Tofik Shehun,  25 vjeç, banues në Peshkopi.

Bardhi, mbrëmjen e mërkurës, rreth orës 20:30, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke I futur në brendësi të pashaportës 50 €, me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Kurse Shehu, gjysëm ore më vonë në të njëjtin vend, i ka futur në brendësi të pashaportës 20 € për të kaluar kufirin pasi ishte deportiv në zonën Schengen.

Të dy të ndaluarit tani akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,    parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.


Japin ryshfet per te kaluar kufirin, dy te... by news-al