‘Tek Milani nuk qëndroj për para’, mediat në Itali zbulojnë premtimin e Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Milano dhe ka rinisur stërvitjen me kuqezinjtë. 

Gazzetta dello Sport ka zbuluar ditën e sotme një prapaskenë sa i përket dëshirës së shtatlartit të sulmit të “Djallit”, që ka bërë edhe postim “gjysmë Zot dhe gjysmë djall”, me fytyrën e Jokerit.

“Nëse do të qëndroj te Milani, nuk do të jetë për çështje parash kurrë!”… Këtë fjali Zlatan ia ka thënë miqve të tij, ndaj tani pret një takim me Gazidis për të parë se cilat janë ambicjet.

Ibra fiton 4 mln euro në sezon dhe ndaj duhet parë se çfarë do të ndodhë, pasi te Milani do të ketë ulje të rrogave.