Dokumenta fallso për në SHBA, policia ka arrestuar 15 persona. Emrat

Detaje te reja nga operacioni i policisë "Crystal eagle" ku në pranga të policisë kanë rënë të paktën 16 persona, ndërsa në total janë rreth 26 të proceduar.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 dhe është i inicuar nga operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në Ambasadën Amerikane (DSS-OCI) Tirana.

Policia ka ekzekutuar 15 urdhra arresti në kuadër të operacioni  “Crystal Eagle”.

Personat e vënë në pranga nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara kanë trafikuar njerëz drejt SHBA janë: Mark Gjinaj (Gjini) ,Juxhin Tirana ,Ilir Ferhati, Elvis alias Fatmir Qema , Klajdi Llika, Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Gezim Gjona, Eduart Haxhiu, Altin Memaj,  Blerim Coka, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popega), Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj. Gjithashtu janë dhe 9 persona të tjerë në “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen se në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar njerëz me domumente fallso kryesisht në Amerikë. Operacioni është zhvilluar me metoda speciale të hetimit, si përgjimi dhe vëzhgimi në terren. Në pranga kanë rënë dhe punonjës të TIA-s.