Gjermania publikon numrin e infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin e infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 513 në 175.210, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundje infektive, raporton Reuters.

Në përgjithësi numri i infeksione të reja po përshpejtohet pas ngadalësimit të katër ditëve të mëparshme.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 72 në 8,007, tregoi raporti.