Rama pranon urdhërin për dhunimin e artistëve/ ‘Si t’i nxirrja, duke qeshur’

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me një aktivist kosovar në emisionin Pressing, për shkak të shembjes së Teatrit. Në fillim të fjalës së tij, aktivisti e akuzoi kryeministrin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe artistëve.

“Ajo që kemi parë nuk hyn te dhuna, pa më thuaj si mund t’i nxjerrë policia, duke qeshur, një grup që e mbanin peng godinën prej dy vitesh e ca?”, tha Rama.

Ndërkohë që debati vijoi me replika, aktivisti i kujtoi shtëpinë kryeministrit shqiptar.

Rama: E di ti ku bie Surreli?

Aktivisti: Di që është mjaft luksoze

Rama: Nga e di ti shtëpinë e luksin e shtëpisë time, çfarë shikon ti kur sheh shtëpinë time? Kur ke ardhur ke parë që janë gjysëm milioni shtëpia me dy a tre kate? Më tregon mua shtëpinë ti në Surrel, Surreli është katund,e po të vish këtu do shohësh që ka shtëpi dy e tre katër katëshe private ndërkohë që shpia ime që ty të duket shumë luksoze që Saliut i duket bunker, se luks me bunker s’ka, duhet ta ndani këtë përcaktim, është shtëpi e imja, që do të thotë s’mund të jetë si shtëpia jote e të tjerëve, se unë kështu jam, jam cik ndryshe nga ju. Se është bërë modë këtu dalin lloj lloj personazhesh e flasin në emër të popullit, pa fakte.

Aktivisti: Më të paedukatë se ti s’ka

Rama: Unë s’të njoh por mënyra jote e të folurit s’ka pikën e edukatës, se ti merr fjalën e akuzon, e di ti çdo të thotë ti thuash tjetrit grabitës? Ja dhe një brockull tjetër e një njeriu të paditur e të paedukuar, fakti që ti e disa si ti flisni sikur jeni protektorët e publikes..

Aktivisti: I ke dhënë tokë publike oligarkëve.

Rama: Më fal ti bën akuzë i ke dhënë privatëve tokën publike privatëve, miliona lekë, ka mundësi ta nxjerrësh një fakt?

Aktivisti: Ju pyeta që prapa këtej maskarade nuk qëndron zhvillimi kush ju beson juve.

Rama: Ti ke dalë këtu se ke merak se mua nuk më besojnë?

Aktivisti: Juve regjimi juaj po i dhunoni, mua ma kanë thënë kolegë të mi në Tiranë.

Rama: Mbështeti se mendje e atyre je në këtë corbë që keni gatuar, ju skeni lidhje me teatër, se ti dukesh nga Surreli në Prishtinë që s’ke shkuar në teatër ndonjëherë e s’di ku bie teatri nga pikëpamja e aktivitetit teatror.

Ndërsa në emision ju thanë deklaratat e bëra nga zv kryeministri i Kosovës Haki Abazi për shembjen e Teatrit, Rama tha:

“Që zv.kryeministri i Kosovës apo kryeministri i Kosovës të bëjnë akuza, kjo është shumë e rëndë, është njësoj si unë të cohem tani e të bëj akuza në Kosovë, nuk e coj nëpër mend as në ëndrrën time më të keqe.

I kërkoj falje atij djalit se është vetëm një përcues i atyre që ia kanë thënë. të kërkoj falje o djalë se je viktimë e paditurisë tënde.

Aktivisti: Unë jam informuar prej aktivistëve në Tiranë, kërkoji falje atyre që po i mban në burg sot.

Rama: Ti mos ndërhy djalë, se të kërkoj falje se kur paska vajt puna që edhe zv kryeministri i Kosovës ku akuzon e shpif në mënyrë kaq banale atëherë niveli është poshtë fare