Sekretarja e Përgjitshme e 'Europa Nostra',liderëve të BE: Dënoni shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostrës, Sneska Quaedvlieg-Mihailovic i kërkoi drejtuesve të Bashkimit Europian të dënojnë shembjen e Teatrit.

"Faleminderit @donaldtuskEPP për kundërshtimin e prishjes brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe kujtesë se ruajtja e trashëgimisë kulturore bën pjesë në vlerat ??themelore në BE, krahas sundimit të ligjit dhe dialogut me shoqërinë civile. Një shembull për tu ndjekur nga liderët e tjerë të BE-së!", shkruan ajo në një reagim të sajin në Twitter.

Më herët Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, dënoi ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar, si një veprim që shkon kundër vlerave europiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe trashëgimisë kulturore.