Morati donte Cristiano Ronaldon tek Interi, por zbulon arsyen pse nuk e bleu

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është nga ata futbollistë të cilin kanë ëndërruar gjithmonë shumë klube ta afrojnë në radhët e tyre.

Një ndër ta është dhe Interi i ish-presidentit, Masimo Morati.

Ish-presidenti zikaltër ka zbuluar disa prapaskena tepër interesante në lidhje me portugezin, në kohën kur ai luante për Sportingun e Lisbonës.

Morati thotë se e dëshironte yllin portugez tek Interi, por ai kushtonte shumë në atë kohë, prandaj dhe hoqi dorë prej tij.

“Dëshiroja Cristiano Ronaldon tek Interi, por kushtonte shumë”, tha Morati për “La Politica del Pallone”.