Meta: Mbështes fuqishëm hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit

Presidenti Meta në një deklaratë të fundit publik shprehet për një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

'Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.

Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë'.