Doktorët paralajmëruan një zhvillim të vonë, vajza me ‘dëarfism’ sfidon sëmundjen e saj dhe hedh hapat e parë falë qenit ndihmës

Një fëmi që vuan nga sindroma ‘dëarfism’ ka bërë hapat e para falë ndihmës së qenit të saj.

Tiny Ivy Sutcliffe, tani 21 muajëshe, nga Pontefract, West Yorkshire, ka qënë e pandarë nga qeni i saj Lenny që në lindje.

Ivy e ka kaluar jetën e saj e shoqëruar nga qeni Lenny dhe prindërit.

Sindroma e saj i shkakton komplikacione në shumë fusha të jetës dhe zhvillimi i vonë është një prej tyre. Mjekët i kishin paralajmëruar prindërit që Ivy mund të mësonte shuëm vonë të bënte veprime të thjeshta motorike dhe ecja ishte një prej tyre.

Por prindërit nuk humbën shpresa dhe që në lindje i dhuruan së bijës qenin kujdestar, duke ndjekur kështu këshillat e terapuetëve.

Tashmë Ivy ia ka dalë mbanë të hedhë hapat e parë dhe duket se ka qënë mbështetja e Leny-t ajo që e ka ndihmuar më së shumti.