Obanor i frikësohet rifillimit të kampionatit: Të bëhen teste

Erhun Obanor prej më shumë se dy muajsh është detyruar që të stërvitet në shtëpi dhe kjo gjendje e ka lodhur. Mbrojtësi nigerian i Kukësit në një intervistë të dhënë për “TV Klan”, rrëfen periudhën e vështirë të izolimit pas shpërthimit të Koronavirusit. Vendimi për rfillimin e futbollit e gëzon, por nga ana tjetër ende i druhet infektimit. Ai apelon që lojtarët të jenë vetë të kujdesshëm, ndërsa thekson se mirë do të ishte që të kryheshin edhe tamponët.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për futbollin. Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të jemi të sigurt. Unë stërvitem në shtëpi, duke bërë disa ushtrime për të ruajtur paska formën fizike dhe me udhëzimet e trajnerit. Kur të kthehemi do të jetë diçka e mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos u infektuar, pasi jeta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do të jetë e vështirë për këdo, mendoj se do të ishte më mirë që të gjithë të bënin teste para se të niste, që të kuptohet se cili është në rregull dhe cili jo. Kjo është një mënyrë për të shmangur infektimin”, tha fillimisht 24-vjeçari. Nuk kishte si të mos fliste për titullin, ndërsa hapur e thotë se shanset për përmbysjen e Tiranës janë.

“Jemi në vendin e dytë pas Tiranës, 9 pikë pas dhejanë 10 takime. Kemi shansin të përpiqemi që të fitojmë titullin. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kjo është e rëndësishme për klubin dhe për vetë lojtarët”, përfundoi Obanor.