Ndërron jetë aktori i filmit 'Njeriu me shenjë'

Lamtumirë Geno Silva aktori amerikan i njohur për rolin e vrasësit të pamëshirshëm në filmin që ka bërë histori në Hollivud ‘Njeriu me shenjë’.

Ai ishte 72 vjeç dhe vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos nga një sëmundje e rëndë.

Aktori ka ndërruar jetë në 9 maj por familja e tij tregoi ditën e sotme për ‘Hollywood Reporter’.

Tek ‘Njeriu me shenjë’ ai interpreton 'Kafkën'  vrasësin e heshtur  rol që do të mbahet mend gjatë.

Po përveç këtij roli Geno Silva ka një karrierë të gjatë prej katër dekadash në teatër, kinema dhe shumë seriale televizeve.