Lajm i mirë, shërohen nga koronavirusi 5 futbollistët e Fiorentinës

Fiorentina ka konfirmuar lajmin e mirë.

Në testet e kryera së fundmi 5 nga 6 futbollistë të Fiorentinës janë shëruar plotësisht nga virusi famëkeq.

Kujtojmë që pas “ok” të marrë nga kryeministri i Italisë, Guissepe Conte,  ditën e sotme skuadrat italiane fillojnë stërvitjet në grupe të plota.

Kujtojmë që rreth 10 ditë më parë, klubi i Fiorentinës bëri me dije se 6 futbollistë vjollcë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.