Kosova rikthen autobuzët urbanë, por vetëm me 20 pasagjerë!

Kryetari i komunës së Prishtinës shpend Ahmeti ka njoftuar sot se cilat janë masat e reja lehtësuese për këtë javë, çlirim nga kufizimet e vendopsura për shkak të pandemisë.

“Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtejshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve, - shkruan Ahmeti në Fb. - Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e trafikut urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20.

Përtej masave mbrojtëse kundër COVID-19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.

Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!” përfundon Ahmeti.