Ndryshimet në protokollin mjekësor, ja kur pritet të merret vendimi për Serie A

Serie A ka dërguar një propozim dhe janë në pritje për aprovimin për protokollin mjekësor.

Lega Serie A dhe Asociacioni i Lojtarëve në bashkëpunim me Asociacionin mjekësor, kanë refuzuar protokollin e propozuar nga FIGC në bashkëpunim me Qeverinë e Italisë.

Serie A dëshironte diçka të ngjashme me Gjermaninë dhe Spanjën, ku në rast se një futbollist rezulton pozitiv me Covid do të izolohet i vetëm dhe jo e gjithë skuadra.

Propozimi për protokollin e ri ishte hartuar dhe ‘Corriere della Sera’ insiston se verdikti do të merret ditën e mërkurë.

Propozimi është hartuar nga Serie A, i është dorëzuar FIGC, kurse këta të fundit i kanë kaluar atë Ministrit të Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora.