'Shqipëria ka injorancë të frikshme', kapiteni i Teutës shpërthen keq pas shembjes së teatrit

Renato Arapi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas shembjes barbare të teatrit kombëtar.

Sipas Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës, faji është i qytetarëve shqiptarë dhe i fakti që nuk është kuptuar ende kauza për teatrin, tregon nivel injorance të frikshme.

“Përfundimisht ky vend ka nivel injorance të frikshme. Akoma nuk e kuptojnë kauzën e teatrit dhe pse nuk duhej ta lejonin të prishej. Shumë mirë na e bëjnë! Presim të ndërrohen qeveritë mos ndoshta do të ndryshojë diçka.

Edhe dilni e bërtisni me të madhe: Tani jemi ne pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve. Jam i sigurt që civilizimi, nga ne ka ardhur”, shkroi mbrojtësi i Teutës.