Bayern bën ofertë për talentin e Ajaxit, klubi holandez kërkon...

Bayern Munchen ka bërë n ofertë zyrtare në drejtim të talentit të Ajaxit, Sergino Dest.

Ka qenë e përditshmja holandeze “De Telegraaf” që ka raportuar se kampionët në fuqi të Gjermanisë janë në “Pole Position” për të transferuar 19-vjeçarin.

Fillimisht bavarezët ofruar 20 milionë euro për mbrojtësin amerikan por skuadra e Ajaxit ka kërkuar që kjo ofertë të rritet dhe të kapë vlerën e 30 milionë eurove.

Kujtojmë që Barcelona, Paris Saint Germain, Tottenham Hotspur dhe Juventus janë skuadrat e fundit që janë futur në garë për Sergino Dest.