Shembja e Teatrit/ Artistja e përlotur: Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni

Dje pushteti i vendosi kazmwn godinws sw Teatrit Kombëtar, njw godnw historike dhe me shumw vlera.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” Ermira Gjata aktore, pedagoge në Universitetin e Arteve ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Një moment i fotografuar gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar  është edhe fotoja e aktores që tregon dhimbjen, pamundësinë , pafuqinë për të mbrojtur një “Tempull të shenjtë” siç edhe vetë Ermira Gjata e përshkruan.

E emocionuar dhe me një dridhje të zërit Gjata u shpreh se me atë vendim ditën e djeshme janë shembur rrënjët e identitetit.

“Kur pashë që fadroma po shembte Teatrin edhe tani kur e kujtoj emocionohem. Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr? Atyre që duan të bëhen aktorë? Edhe pse ata e dinë që në këtë Shqipëri është e vështirë të bëhesh aktor dhe pavarësisht kësaj kanë zgjedhur të ndjekin këtë rrugë.

Atyre që u kam thënë që është tempull më i shenjtë i aktorëve, ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar, një kulturë e trashëguar prej 70 –vjetësh.

Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni dhe nuk duan tja dinë fare. Akoma shpresoj se mund ta rikonstrukturojnë”, u shpreh Gjata.