Numri global i të infektuarve me koronavirus arrin 4.7 milionë, kryeson SHBA

Më shumë se 4.7 milionë njerëz në të gjithë botën tani janë infektuar nga koronavirusi, thonë të dhënat e universitetit “Johns Hopkins”.

SHBA zë pjesën më të madhe të kësaj shifre me 1.4 milionë raste ose gati një të tretën e tyre.

Rusia kalon në vendin e dytë me 281.752 të infektuar e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 244.995 raste.

Një shembull  i jashtëzakonshëm tani është Brazili, ku numri i të infektuarve e ka tejkaluar totalin e Italisë me 241.080 infeksione të regjistruara në këtë shtet qendror të Amerikës.

Së fundmi, Spanja ka regjistruar 230.698 raste, e ndjekur nga Italia, Franca dhe Gjermania.